AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 08:51

Viktima e parë nga koronavirusi në Itali, Conte mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile

Viktima e parë nga koronavirusi në Itali, Conte mbledhje të


Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Itali. Mediat vendase raportojnë se viktima është 78-vjeçari, Adriano Trevisan, i cili prej 10 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Schiavonia-s, në Lombardi.

Disa ditë më parë pensionisti 78-vjeçar dhe një tjetër 67-vjeçar u shtruan në spital pasi u paraqitën me grip, por pas analizave rezultoi se ata ishin me koronavirus.

Dy pensionistët e njihnin njëri-tjetrin. Ata frekuentonin të njëjtat bare, tashmë të mbyllura me një urdhër të kryetarit Giuliano Martini, ku shkonin për të luajtur letra. Ata kurrë nuk kishin qenë në Kinë dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush mund t’i ketë infektuar.

Për këtë ngjarje, kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshëm me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetit, Roberto Speranza. Ky i fundit theksoi se kushdo që ka rënë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë.

Në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 16.Përveç rasteve të konfirmuara, dyshohet se janë prekur edhe dy persona në Veneto.

Për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në Lombardi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim që parashikon pezullimin e të gjitha veprimtarive publike, tregtare, lojërave, sporteve dhe mbylljen e shkollave.