AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 10:32

Koronavirusi në Itali, shkon në dy numri i viktimave

Koronavirusi në Itali, shkon në dy numri i viktimave


Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Pas një 77-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës një tjetër viktimë shënohet mëngjesin e së shtunës.

Mediat italiane raportojnë se viktima e parë është Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa viktima e dytë është një grua.

Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia.

Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar.

Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.