TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në 2345 numri i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa mbi 77 mijë janë raste të konfirmuara me infeksion.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka shprehur shqetësimin për rritjen me shpejtësi të numrit të viktimave, por edhe të infektuarve.
Rastet me virusin vdekjeprurës janë në rritje në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe vende të tjera.
Sipas OBSH, jashtë Kinës, më shumë se 1.200 raste të virusit janë konfirmuar në 26 vende dhe ka pasur tetë të vdekur.
Të shtunën, Koreja e Jugut raportoi 142 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar numrin kombëtar në 346. Ndërsa të Premten, mjekët në Itali thanë që një burrë 78 vjeç u bë personi i parë në vend që vdiq nga koronavirusi i ri.