AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 09:34

Frikë nga Koronavirusi, merret vendimi. Pezullohen 42 ndeshje në Itali

Frikë nga Koronavirusi, merret vendimi. Pezullohen 42 ndeshje në Itali


Futbolli amator në rajonin e Lombardisë në Itali do të ndërpresë aktivitetin, të paktën deri në një urdhër të dytë.

Ka qenë ky vendimi i komitetit rajonal që ka vendosur të pezullojë 42 ndeshje të kampionateve të ndryshme. Shkak është gjendja kritike në zonë pas 6 rasteve të identifikuara me Koronavirus.

Deri në mesditën e sotme ekipet do të kenë të drejtë të kërkojnë shtyrje të ndeshjeve të tjera të kalendarit, gjithmonë duke u bazuar në situatat e veçanta në secilin ekip apo në varësi të territorit ku ndodhet ekip.