TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy raste me tuberkuloz janë zbuluar në qytetin e Durrës. Burime për Fax News zbulojnë se të prekurit jetojnë në zonën e Nishtullës në lagjen 14 të Durrës. Në një intervistë për Fax news, një mjek në Spitalin e Durrësit ka zbuluar se edhe një vit më parë është zbuluar një rast me tuberkuloz në komunitetin rom.
“Ka patur një rast një vit më parë me tuberkuloz dhe u trajtua me senatorium. Në dispancerinë e Durrësit, u kordinua u fut në mjekim zotëria dhe u rregullua. U morën masa për dizenfiktimin e zonës, duke pasur parasysh ku jeton kuminiteti rom. U bënë grafitë për negative, pozitiv mbeti vetëm ai zotëria. I shkuam në shtëpi duke i çuar dhe mjekimet në shtëpi. Duke pasur parasysh se kush është ky komunitet.
Lamë që në analizat që nuk bëhen në Durrës dhe jemi në ndjekje konkrete. Aktualisht kemi dy raste që janë të menaxhueshme dhe e marrin mjekimin në shtëpi. Masat që morën nga ana jonë dhe një shoqatë zviceriane morrëm të gjitha antërarët e familjes dhe i dërguam për grafi. Po punojmë deri në fund për të zgjidhur këtë rast.”, tha mjeku.