AKTUALITET, 9 Maj 2019, 21:23

Jahti me turistë austriakë në Durrës jep alarmin: Po mbytemi


Një jaht me turistë austriakë ka dhënë alarmin mbrëmjen e sotme tre milje larg Gjirit të Kallmit në Durrës.

Alarmi është dhënë pranë kapitenerisë së Durrësit, duke kërkuar ndërhyrjen e rojës bregdetare.

Në këtë orë të vona, zona e bregdetit të Durrësit është përfshirë nga moti i keq. Për pasojë, motori i jahtit me flamur austriak është fikur.

Forca e detit është rreth 6 ballë. Kapiteneria e Portit po dërgon mjetin Rimorkiator për t’i shpëtuar. Në jaht ndodhet tre shtetas austriakë.