TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria gjermane ka konfirmuar për prestigjiozen “Deutsche Welle” se takimi Kosovë-Serbi, i parashikuar për t’u mbajtur në Samitin e Parisit në fillim të korrikut, është shtyrë pa afat.
Në një intervistë të dhënë për “DW”, një zëdhënëse e ekzekutivit të përbërë nga koalicioni i madh mes kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve (CDU/CSU) së bashku me socialdemokratët (SPD), bën me dije se Gjermania dhe Franca do të mbeten më tej në kontakt të ngushtë me liderët e Kosovës dhe të Serbisë, me qëllim gjetjen e një rrugëdaljeje që do të rikthente dialogun dhe do të normalizonte marrëdhëniet dypalëshe.
Ndërkaq, zëdhënësja nuk ka dhënë komente lidhur me takimin e punës të zhvilluar më 19 qershor në Berlin, ku morën pjesë përfaqësues të Serbisë, të Kosovës, të Gjermanisë, të Francës dhe të një niveli mbikombëtar të Bashkimit Evropian.
Më herët, në mediat e Kosovës raportohej se objektivi i takimit të mbajtur në Berlin ishte përgatitja e terrenit të volitshëm për Samitin e Parisit. Sipas informacioneve jozyrtare të deritanishme, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i palës kosovare për pezullimin e taksës prej 100 % mbi mallrat dhe produktet e importit nga Serbia.