TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është shpallur i humbur prej tre ditësh në Irlandë, ndërkaq policia e Dublinit po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur një 16 vjeçar. Siç shkruajnë mediat vendase shqiptari i identifikuar si Ermir Dragjoshi është nga qyteti i Kukësit dhe për herë të fundit është parë rreth orë 10:15 të darkës në Templeogue.
16-vjeçari është përshkruar si një djalë i dobët me flokë të zeza dhe me prerje të shkurtër. Ndërkaq kushdo që e ka parë Ermir Dragjoshin ose ka infomacione për vendodhjen e tij të kontaktojë stacionin e Terenure Garda në numrin 01-6666400 ose në numrin tjetër 1800-666-111.
