TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas zjarreve masive që përfshinë disa zona në Lushnje, duke shkatërruar kodrat me ullishte, një grua ka vrarë veten.
Dallandyshe Blliku, 55 vjeç, nga Garunja është vetëhelmuar dhe ka nderruar jetë në spital.
Ditën e djeshme, 55-vjeçarja ka pastruar terrenin poshtë kurorave të ullinjëve nga shkurret dhe nga barërat dhe i ka djegur. Më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Prej erës, zjarri është përhapur duke djegur 10 hektar me ullishte në kodrat e Harburit, pranë qytetit të Lushnjës.
Kur ka shkuar policia ta shoqërojë për t’i marrë deklarimet, ajo u kishte thënë se kishte pirë një kokërr fostoksinë.
Edhe pse e kanë shoqëruar në spital, 55-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Edhe zjarri i dy ditëve më parë në Allprebaj të Lushnjës, dyshohet të jetë shkaktuar nga një grua që ka djegur mbeturinat.