TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Lefter Maliqit, një tjetër deputete e pavarur deklaron votën pro marrëveshjes për reformën zgjedhore.
Suzana Topi shprehet në një reagim në rrjetet sociale se vota e saj, ‘do të jetë PRO kësaj marrëveshjeje’. Ajo shton se votimi pro i këtij pakti politik do të thotë integrim i Shqipërisë në Europë.
‘Unë dua që opozita jashtë parlamentit të kthehet në institucione pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv, legjislativ, drejtësinë, pushtetin vendor’.
Deklarata e plotë e Suzana Topit:
Të dashur miq!
Dua të përshëndes marrëveshjen e këshillit politik për Reformën Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë, e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE.
Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesëmarrjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime. Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar do të jetë PRO kësaj marrëveshjeje, sepse unë dua integrimin e Shqipërisë në Europë, sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të kthehet në institucione pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv, legjislativ, drejtësinë, pushtetin vendor.
Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur, aty janë votuar ligje antikushtetuese për PPP, Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat, është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës , janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Kjo marrëveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!
Me këtë marrëveshje fiton opozita e bashkuar fitojnë Shqiptarët!’.