AKTUALITET, 16 Qershor 2021, 10:04

Izraeli i përgjigjet sulmeve të Hamasit, lëshon raketa mbi territorin e Gazës

Izraeli i përgjigjet sulmeve të Hamasit, lëshon raketa mbi

Paqja mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të grupit të Hamasit duket se ka marrë fund pasi Izraeli ka filluar sulmet ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Ky është sulmi i parë pas vendosjes së armëpushimit në 21 maj.

Ushtria izraelite tha se ata sulmuan me raketa zonat e armatosura të Hamasit në Gaza dhe qytetin jugor të Khan Younis në orët e para të së mërkurës.

Këto sulme janë në shenjë hakmarrjeje për sulmet e kryera nga Hamasi më herët të martën duke dërguar tullumbace me zjarr dhe eksploziv mbi territoret izraelite.

Një zëdhënës i Hamasit, i cili konfirmoi sulmet izraelite, tha se palestinezët do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta” në Jeruzalem.