AKTUALITET, 10 Janar 2019, 20:53

Deputeti kosovar: Mosdekretimi i Cakës i dha goditje të rëndë planit për ndarjen e Kosovës

Deputeti kosovar: Mosdekretimi i Cakës i dha goditje të

Në përplasjen për mosdekretimin e Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm të Shqipërisë, është përfshirë edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

“Gent Cakaj është pa mëdyshje një i ri me shumë perspektivë dhe me arsim superior. Por nuk mundet një shqiptar i Kosovës, si Ministër i Jashtëm të Shqipërisë, të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së Kosovës. Presidenti Ilir Meta sot i dha një goditje të fortë atij plani, goditje që ende nuk u dha në Kosovë”, ka shkruar Deda në Facebook.