TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me trupat diplomatikë të vendosur në vendin tonë mbrëmjen e sotme. Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij lidhej me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Ilir Meta.
“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re, por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të Jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt. Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk”– tha Rama.
Sipas tij balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për Gent Cakën para se ky i fundit të hapë gojën.
“Me vjen keq që një të riu nga Prishtina që ka aftësi të spikatura intelektuale, ka nisur punën e tij në ministri në një situatë të pazakonshme, Balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për të, para se ai të hap gojën. E kanë sulmuar integritetin e tij se është shumë i ri sepse është shumë i ri se nuk i përket botës së tyre të vjetër, dhe se është shumë i pastër”, theksoi Rama.