TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Koalicioni Qytetar për Shqipërinë" bën me dije se ka kallëzuar penalisht, drejtorin e DSIK, Dorian Tola, pasi ka pajisur brenda 24 orëve me çertifikatë siguries, Gent Cakajn, në mënyrë që ky i fundit të mund të dekretohej nga presidenti Meta në postin e Ministrit të Jashtëm.
Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë
Dt.10 Janar 2019, Tiranë
Kallzim për shpërdorim të rëndë detyre të Z. Dorian Tola, Drejtorin e DSIK pranë Kryeministrisë për dhënien e çertifikatës së sigurisë Z. Genc Sakaj brenda 24 orësh në kundërshtim me Ligjin.
Z. Dorian Tola , Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranë Kryeministrisë ka kryer VEPRËN PENALE (në rrethana rënduese) duke Cënuar Rëndë Interesat E Shtetit Dhe Sigurisë Kombëtare duke:
- i dhënë çertifikatë sigurie Gentian Cakës brenda 24 orësh nga dt 3 deri në 4 Janar 2019?
- mos i kërkuar institucioneve përkatëse të ndalohej aksesi Zv.Ministrit Gentian Cakaj në dokumentat e klasifikuar nga dt. 7 Qershor 2018 deri në 3 Janar 2019.