AKTUALITET, 10 Janar 2019, 18:18

Shembet çatia e karburantit dhe merr flakë, vdes një person

Shembet çatia e karburantit dhe merr flakë, vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Një person ka vdekur pasi është shembur pjesa e sipërme e tavanit të një karburanti nga rëndesa e dëborës.

Burime bëjnë ne dije se pasi është shembur çati ka marrë flakë dhe personi nuk ka mundur të lëviz.

Viktima është Tonin Loci, punonjësi i karburantit.