TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar propzimin e Edi Ramës, Gent Cakaj, për Ministër të Jashtëm dhe kryeministri nuk e priti mirë duke reaguar në Twitter, ku e quan turp.
Në krah të presidentit Meta kanë dalë dy deputetët e LSI, Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.
Statusi i Braimllarit
Edi Rama me Batonat e tij duan te shesin nje komb te tere. Shqiperia nuk meriton nje Minister te Jashtem i cili cenon sigurine kombetare te vendit. Nuk na duhet nje Minister i Jashtem qe ploteson orekset seksuale te Edi Rames.
Statusi i Kejdit
Vetëm një i mbytur në kufijtë e marrëzisë mund të shprehet si KM ynë për një zonjë të nderuar si Edita Tahiri. Mirë nuk mban dot gojën për politikën vendase, po si merr guximin të flasësh për një Zonjë si Tahiri që kur ti bëje hajgare rrugëve të Europës, luftonte për pavarësinë e Kosovës. Kur E.Tahiri ishte përballë plumbave të Serbëve, udhëheqësit e tu shpirtëror përfitonin para nga fondet e projekteve në kurriz të Kosovës. Edhe sot që karrigen e Ministrit të Jashtëm ja jep asistentëve të bashkëshortes tënde për të mbyllur pazaret e mbetura të kufijëve, vazhdon të ndysh ata që me shpirt e punë kanë mbrojtur Kosovën e integritetin e saj.
Turp që vazhdojmë të kemi KM një personazh që kënaqësitë dhe fantazitë e dhomës që reklamoi tek Mamaqi, ua jep si përfaqësues zyrtarë shqiptarëve.
Në emër të një brezi të rinjsh që duan Shqipërinë, Integritetin e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit i kërkojmë falje Znj.Tahiri.
Vetëm dy fjalë për Presidentin: Jam krenare për vizionin dhe shpresën që u përçon shqiptarëve. Gjithmonë e më shumë bindem për rrugën e drejtë që zgjodha vite më parë.
#MeShqipërinë #MeKosovën