AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 20:51

“Dy të moshuar të zhveshur…” Nora Malaj poston muralen: Tragjedia më e madhe, fundi është prekur me dorë!

“Dy të moshuar të zhveshur…” Nora Malaj poston

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka shprehur irritimin e saj ndaj një grafiti të bërë në një prej pallateve të Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, Malaj shkruan se muralja ku dy të moshuar lakuriq, tërheqin njëri- tjetrin dhe ku burri i ka hedhur gruas së moshuar litarin në qafë si kular është një pamje e tepërt.

“Ajo që të lë pafrymë dhe që e kalon imagjinatën njerëzore është se si ka mundësi që ky pis zhgaravinist të ndyjë një mision historik të njerëzimit duke e kthyer qenien humane në përcundimin më të madh dhe duke e trajtuar gruan, nënën, gjyshen, si një gjë pa vlerë, perversiteti është kthyer në art! Kjo është tragjedia më e madhe që po i ndodh kësaj shoqërie, me këtë palo dhe perverse Rilindje! Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh kësaj shoqëria! Fundi është prekur me dorë!,“-shkruan Malaj.

Postimi i plotë: