AKTUALITET, 27 Mars 2020, 13:01

Vatër e re/ Infektohet me koronavirus 74-vjeçarja në Durrës, ishte në Bergamo

Vatër e re/ Infektohet me koronavirus 74-vjeçarja në


Burime për A2 bëjnë me dije se një rasti i ri i prekur me koronavirus është regjistruar në qytetin e Durrësit, i cili nuk është pjesë e zinxhirit hetimor epidemiologjik e personave të prekur deri tani nga ky infeksion.

Bëhet fjalë për një grua 74-vjeçare, që ka një histori udhëtimi nga Bergamo e Italisë dhe që është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Infektiv të Tiranës.

E moshuara nga Durrësi është personi i 11 i prekur nga koronavirusi në qytetin bregdetar, i cili regjistron gjithashtu dhe një vdekje.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit sipas qyteteve

-5 raste Tirana

-2 raste Puka

-1 rast Korça

-2 raste Fieri

-1 rast Durrësi

-1 rast Shkodër

Raste totale me koronavirus sipas qyteteve

– Tiranë 107 raste

– Durrës 11 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 20 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 4 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 1 rast

-Tropojë 2 raste

– Pukë 2 raste.