TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duket se e ka marrë me shumë entuziazëm, nismën e kryeministrit për një "paketë anti shpifje". Pas deklaratave nga ana e eksponentëve të PD-së, Balla paraqitet në gjykatë dhe bën padi, ende pa u prezantuar paketa e Ramës.
Balla ka paralajmëruar padi ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji, pasi ky i fundit e akuzoi se ka udhëtuar me trafikantë droge. Ai thotë se paratë nëse fiton do të shkojnë për "Fondin e Edukimit", edhe pse ky fond ekziston vetëm në mendjen e kryeministrit, pasi nuk është materializuar apo implementuar ende.
Me këtë ofensivë padishë, deputeti Balla do të duhet të paraqitet aq shpesh në gjykatë, sa nuk dihet a do t'i mbetet kohë e mjaftueshme për të kryer detyrat e shumta që i janë ngarkuar prej "Rilindjes".
/TPZ.AL/