TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një denoncim ka mbërritur në Tpz.al, ku thuhet se Komuniteti Mysliman Shqiptar ka marrë vendim për të shkarkuar nga detyra, Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra. Ky i fundit njihet për mbështetjen e linjës së Erdogan dhe qeverisë Rama.
Shkarkimi i tij vjen si pasojë e daljeve në media të Gurrës, pa lejen e kryetarit Skënder Bruçaj. Në fakt distanca mes tyre u pa edhe tek një ceremoni e zhvilluar pak ditë tek Vila e ish diktatorit Enver Hoxha, tek ish Blloku. Në atë ceremoni, kryeministri Rama u dha medalje falenderimi të gjithë kryetarëve të feve në vendin tonë. Por në vend që këtë medalje ta merrte kryetari i Komunitetit Skënder Bruçaj i cili ishte prezent, Rama ia dha Myftiut të Tiranës, Ylli Gurrës.
Denoncimi vijon më tej, pasi për shkak të këtij vendimi, është shantazhuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit e ka kërcënuar Bruçajn, me pezullim të lejes së godinës për Universitetin Beder, që ndodhet në Sauk.
Fill pas këtij presioni, Bruçaj është tërhequr.
Marrëdhënia e Erdogan me Ramën është tepër e ngushtë. Presidenti i Turqisë i ka kërkuar prej kohësh Ramës, që të shkarkoj Skënder Bruçajn, pasi ka lidhje me lëvizjen e Fetullah Gylen. Por zgjedhja, emërimi apo edhe shkarkimi i Kryetarit është vetëm kompetencë e anëtarëve të KMSH-së./TPZ.AL/