AKTUALITET, 15 Maj 2018, 20:27

Vasili sulmon Ramën: Gënjeshtar, ke grabitur dhe lekët e talasemikëve

Vasili sulmon Ramën: Gënjeshtar, ke grabitur dhe lekët e
Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën që kanë talasemikët në Shqipërie.

Vasili shkruan se kryeministri ka të drejtë kur thotë që nuk jemi njësoj, pasi sipas tij Rama është një gënjeshtar dhe i pacipë, që dhe lekët për studentët e sëmurë nga talasemia i shkurton dhe i grabit.

Postimi i plotë

Kryeministri per here te pare ka te drejte.

Kryeministri thote qe s’jemi njelloj dhe ka te drejte.

Po te ishim njelloj do te ishim genjeshtare si ai dhe te pacipe si ai, qe edhe leket per studentet e semure nga talasemia i shkurton dhe i grabit.Cfare shpirti i zi mund te jete ky qe grabit qindra milion koncesione per vete dhe ju zhvat edhe leket e luftes per jeten studenteve talasemike.

Shyqyr qe s’jemi njelloj si ai dhe ai kurre s’do te jete si ne.