AKTUALITET, 15 Maj 2018, 17:20

Basha niset për në Sofje, ja çfarë do kërkojë në Samitin e PPE

Kreu i opozitës Lulzim Basha është nisur sot për në Sofje ku pritet të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.

Mësohet se Basha në këtë samit do të kërkojë mbështetjen e partive simotra për hapjen e negociatave.

Basha-PPE

Vizita e Bashës sot zgjasë deri ditën e mërkurë, pasi të enjten Basha do të rikthehet për të qenë i pranishëm në seancën parlamentare.

Kujtojmë se opozita ka deklaruar, se të ditën e enjte nuk do te lejojë zhvillimin e një seance parlamentare normale. Vendimi i opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit për vëllain e Ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, pasi pretendohet se ai është i lidhur me trafikun e drogës.