TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në emisionin "Studio e Hapur", ka zbuluar kush janë personazhet që përmenden në audio përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, për vëllanë e Ministrit të Brendshëm. Sipas Berishës, personi me emrin "Ermal", është një oficer policie në Vlorë.
"Ermali dihet kush është. Njëri është oficer policie i rëndësishëm në Vlorë. Tjetri është një person që i përket kësaj bote. E gjithë Vlora e njeh. Kush ishte personi X? Personi X vinte nga Italia, kishte bërë burg atje", u shpreh Berisha.
Berisha tha se përgjimi nuk është bërë nga SHISH, por se mund të jetë bërë nga gazetarët.
"Ai është Agron Xhafaj, i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfiguruar dhe inkriminuar e ka koshiencën ai. Tregon se ai meritonte 100 herë atë regjistrim, tregon se emërimi i Fatmir Xhafës ministër, kishte vetëm qëllim, trashëgimin e kodit të drogës. Rama donte të kalonte kodin e drogës nga Saimir Tahiri, tek Fatzi droga. Ju garantoj se përgjimi nuk është i SHISH. Paralel me SHISH ekziston një tjetër shërbim, që është shërbimi i gazetarëve dhe mediave. Këtu mund të ndalemi, nuk e di. Saktësisht nuk e di por unë bëj analizë. A e kanë bërë këtë përgjim gazetarët, që kanë riskuar jetën e tyre? Edhe mundet, por i sigurtë nuk mund të jem. Këta nuk mund ti mbroj dot", deklaroi Berisha.
/TPZ.AL/