AKTUALITET, 15 Maj 2018, 20:33

Largohet pas gjashtë muajsh kreu i Hipotekës, ja kush e zë vendin e tij

Largohet pas gjashtë muajsh kreu i Hipotekës, ja kush e zë vendin
Elion Semanaj është larguar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës dhe në vend të tij është emëruar kreu i hipotekës së Tiranës, Valdrin Pjetri.

Semanaj qëndroi në krye të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për gjashtë muaj, duke zëvendësuar Blerina Doracajn, e cila qëndroi në këtë detyrë 5 muaj.

Motivi i kësaj lëvizje duket se ka qenë impulsi i ri që kërkohet në zyrat e hipotekave në të gjithë vendin, ku edhe ankesat e qytetarëve janë më të mëdha. Ministrja Gjonaj ka vlerësuar punën e mirë të Valdrin Pjetrit në krye të hipotekës së Tiranës gjatë pesë muajve që ai drejton këtë degë, duke e emëruar atë në krye të zyrës qendrore të hipotekës.