AKTUALITET, 15 Maj 2018, 19:29

Akuzat e PD për Fatmir Xhafajn, Edi Rama thyen heshtjen: Nesër në 11:00

Akuzat e PD për Fatmir Xhafajn, Edi Rama thyen heshtjen: Nesër në
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me akuzat e PD për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në reagimin e tij Rama shkruan se ai do të flas nesër në orën 11:00 përpara Grupit Parlamentar.

Reagimi i Ramës

Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave.