TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar mesazhit të një punonjësi dixhital ka denoncuar sot një ngjarje të ndodhur mbrëmë, kur sipas tij, “bandat e drejtorit të Portit të Durrësit Agron(Genti)Tare, kanë rrahur dhe goditur me pistoletë një punonjës të Forcave të Sigurisë Portuale”.
Sipas Berishës, policia po e fsheh krimin e shëmtuar, ndërkohë që “Punonjësi ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak”.
Postimi i Berishës:
Po fshihet nje krim i shemtuar nga narkozyrtaret!
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb
Pershendetje doktor.
Dje ne mbremje ka ndodhur nje ngjarje e pazakonte, ku bandat e drejtorit te Portit te Durresit Agron(Genti)Tare, kan rrahur dhe goditur me pistolete nje punonjes te Forcave te Sigurise Portuale.
Punonjesi ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne Spitalin Ushtarak.
Drejtori narkoman i portit i cili e ka kthyer zyren ne nje qender te pirjes se kokaines. Se bashku me bandat e tij dhe Policine e Shtetit po tentojne ta mbajne te fshehur si ngjarje……. Ju lutem anonim