AKTUALITET, 7 Nëntor 2018, 13:33

'Dekreti', Vasili: Edi Rama e di kushtetutën koncesion

'Dekreti', Vasili: Edi Rama e di kushtetutën koncesion

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social Facebook, me anë të një statusi në lidhje me kohën që Rama i dha Presidentit Meta për reflektimin në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit.

Vasili shtron shumë pyetje gjatë statusit të tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, votat për Arta Markun dhe votimet e 2017-ës.

Statusi i plotë:

Kryeministri, qe e di kushtetuten PPP(koncesion).

Kryeministri foli dje në parlament në emër të kushtetutës, kuptohet aq sa ja pret atij si shkollëpak, për këto punë.

I dha medemek kohë Presidentit që të reflektonte?!

Po ku e gjeti këtë kohë kushtetuese ky derdimen që e jep dhe e merr?!

Apo e konsideron Kushtetutën PPP ( koncesionin) e radhës që e gris,e shqyen dhe e bën si te dojë vetë.

Apo do bëje po vetë edhe Gjykatën Kushtetuese?

Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi Kushtetutën?

Po pse e harroi ky Kushtetutën,kur i bëri thirrje policisë të hidhte uniformen e të bënte vota për të,apo kur bënte prokurorin paralel për audiopërgjimin e Agron Xhafës??

Ky po flet gjoja edhe në emër të votave që gjoja paska fituar.

Po cilave vota ?

Atyre që Këshilli i Evropës deklaroi se mbi 20% ishin blerë. Apo të atyre votave që i ka grabitur me kriminelë, që kanë dalë sheshit nga përgjimet e Prokurorisë.

Ky kryeministër ka lidhje me kushtetutën aq sa një gropë septike me një sallë operacioni.