BALLKAN, 9 August 2026, 14:52

Deklarata e Zelenskyt, Prishtina heq mbishkrimin “Free Ukraine”: Shteti i Kosovës duhet të respektohet

Deklarata e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës ka sjellë një reagim simbolik në Prishtinë. 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga momenti kur nga një hapësirë publike në kryeqytet po hiqet mbishkrimi “Free Ukraine”.

Në reagimin e tij, Rama thekson se solidariteti i Kosovës me popujt që përballen me luftë dhe dhunë mbetet i pandryshuar, por shton se kjo nuk mund të bëhet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, shkruan ai.