TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri personal i Edi Ramës, Sandër Lleshi, i cili nuk ndiodhet në atë post si pasojë e meritokracisë benda partisë më të madhe parlamentare, por siç ka deklaruar vetë në “Opinion” falë adhurimit që ka për kryeministrin ka bërë sot një deklaratë të rrezikshme. Pas konflikteve në bashkitë e kontrolluara nga opozita, që duan të zbatojnë dekretin presidencial për anullimin e zgjedhjeve Lleshi ka dalë në një konferencë shtypi ku ka thënë se ai është i gatshëm të shkrijë policitë bashkiake.
“Qeveria do marr masa të shkrijë disa struktura të Policive Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funksionit të tyre. Askush nuk do tolerohet, mund të jetë pak po e sigurtë” ka thënë ai.
Duke luajtur nje rrol edhe më radikal se shefi i tij që i quajti trazirat si lëvizje të pritshme punonjësisjt bashkish, Sandër Lleshi, po e thellon konfliktin. Pasi është ministri i një vendi pa opozitë parlamentare, me zgjedhje moniste, i një vendi ku shumica po kërkon shkarkimin e presidentit lleshi dho të shkrijë edhe policitë bashkiake. Ish gjenerali, i pari ushtarak prej më shumë se dy dekadash që drejton policinë po hedh çdo hap drejt nxitjes se konfiktit civil./Lapsi.al