LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 13:37

Ndryshon stil jetese, bie 60 kg

Ndryshon stil jetese, bie 60 kg

Dikur nuk kanë qenë të paktë ata që e quanin obeze kur e shihnin në rrugë, tregon vetë Laura Micetich, ndërsa sot ajo ka linjat që janë të shumta femrat që i kanë zili.

Ajo peshonte 142 kg në moshën 22-vjeçare, periudhë në të cilën kuptoi se stili i saj i jetesës po e dëmtonte shumë shëndetin e saj, duke vendosur që të bëjë një ndryshim rrënjësor.

Me shumë punë e mund, ajo ka humbur 60 kg, duke pasur sot në moshën 26-vjeçare, një peshë e forma që do t’i kishin zili shumë femra.

Ajo tregon se mund të kishte humbur peshë shumë shpejtë nëse do t’i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por nuk e ka dëshiruar kurrë këtë.

[gallery ids="43498,43500,43501,43502,43503,43499"]