LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 13:23

Limon, kripë dhe piper: Ja për çfarë shërben ky ilaç natyral

Limon, kripë dhe piper: Ja për çfarë shërben ky

Është thënë disa herë që sëmundje të caktuara, është mirë që të trajtohen dhe t’ju lehtësohen simptomat, përmes mënyrave natyrale. Kombinimi i limonit me një majë luge kripë dhe një majë luge piper të zi, përbën një kombinim të fuqishëm natyral, që është i aftë të trajtojnë disa kushte shëndetësore:

  • Dhimbjet e fytit:

    Në një gotë ujë hidhni 2 lugë gjelle lëng limoni, gjysmë luge çaji kripë dhe gjysmë luge çaji piper. Përziejini së bashku dhe bëni gargarë me lëngun e krijuar, 3 herë në ditë.

  • Gurët e tëmthit:

    Në një gotë ujë hidhni 2 lugë lëng limoni, një majë luge kripë dhe piper. Pijen këtë lëng esëll në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e traktit tretës dhe në eliminimin e gurëve të tëmthit.

  • Shëron plagët e gojës: Gargara me ujë limon, kripë dhe piper, do t’ju mundësojë heqjen e baktereve të këqija nga goja, do të qetësojë inflamacionin në gojë dhe do t’ju ndihmojë të shëroni plagët apo ulçërat e gojës.