AKTUALITET, 10 Mars 2021, 20:32

Lista e kandidatëve/ KQZ iu kthen dokumentet për korrigjim gjashtë subjekteve zgjedhore, mes tyre PD dhe PS

Lista e kandidatëve/ KQZ iu kthen dokumentet për korrigjim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kthen dokumentet për korrigjim 6 subjekteve zgjedhore. Bëhet fjalë për dokumentacionin e listës shumёemёrore të kandidatëve për deputetë të këtyre 6 subjekteve, mes tyre dhe Partisë Socialiste dhe koalicionit opozitar Aleanca për Ndryshim, të udhëhequr nga PD.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputet të depozituar nga:

Partia Nisma Thurje;

Partia Balli Kombëtar;

Partia Bindja Demokratike;

Partia Socialiste e Shqipërisë;

Koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN;

Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor–Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët”