AKTUALITET, 18 Prill 2019, 22:16

Debati/ Hila: Nuk jemi djajtë e Europës. Bumçi: Problemi real

Debati/ Hila: Nuk jemi djajtë e Europës. Bumçi: Problemi real


Votimi në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave ka ngjallur debate mes të ftuarve në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ish-diplomati Dritan Hila dhe ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi komentuan vendimin e Holandës në mënyra të ndryshme.

Gjatë diskutimeve në studio, Hila u shpreh se shqiptarët nuk janë djajtë e Europës por përkundrazi po përdoren si kokë turku.

Ndërsa ish-ministri e cilëson rastin mjaft serioz, për faktin që vetë Kuvendi në Holandë ka komentuar kriminalitetin shqiptar dhe lidhjet e Qeverisë me krimin.

Bushati: Ka një mafie këtu e cila ka shtrirë tentakulat deri në Amsterdam. Ka pasur një debat të madhe nga vera e 2017. Ku një media holandeze citoi intervistën e një prokurori për krimin shqiptar. Ty kur sinjalet e shqetësimit të jepen. Ose je indiferent ose je i paaftë.

Dritan Hila: Unë nuk mendoj që Lulzim Basha ka ndikuar. Jam duke thënë që nuk besoj që jam nga ata që mendoj që Lulzim Basha ka aq ndikim sa të fusë regjimin e vizave. Nuk janë shqiptarët djajtë e Holandës.

Bumçi: Problemi është real, jo djajtë. Doli raporti që policia holandeze kërkonte rikthimin e vizave. Pra, problemi është real.

Një nga deputetët i drejtohet ministrit të Drejtësisë. Debati nuk ka asgjë raciste, apo etiketim të shqiptarëve si përçmues. Në vitin 2010 kur u liberalizuan viza kishim 100 të dënuar ndërsa tani kemi 700. Kjo është shumë e rëndë. Shqetësimi është real sepse DASH thotë të njëjtat gjëra.

Në qoftë se më parë ishim një nga portat hyrëse tani jemi gjithë e më shumë vend tranzit.

Hila: Këto lloj nxirje që po i bëjmë vetes nuk kanë nevojë të na tregojnë holandezët.

Bushati: Po të isha unë një holandez jo ekstremist, boll të shoh ngjarjen e vjedhjes në barkun e avionit.

Hila:Patjetër që ka kriminelë. Po përdoren si kokë turku.