AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 22:54

Debati/ Balla: Ky vend nuk duron të thyhet edhe një xham. Bushati: Ky vend nuk duron dot më të vidhet!

Debati/ Balla: Ky vend nuk duron të thyhet edhe një xham. Bushati: Ky


Një debat është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Open, lidhur me dhunën që ndodhi në protestat e fundit për vrasjen e Klodian Rashës.

Bushati deklaroi se "ulërimat" e velinave të rrjetet sociale, që shqetësoheshin për bredhin që u dogj, janë një hipokrizi sepse këto personazhe, nuk kanë shfaqur kurrë shqetësim për vjedhjen e pasurive publike.

Ndërsa, sipas Taulant Ballës, Shqipëria nuk duron dot më as thyerjen e një xhami...

Debati në studio:

Bushati: I kam dëgjuar sharlatanët, që thonë se u bë nami me dhunë. Do t'i besoja që nga velinat e lali Erit deri tek ata më sipër, sikur këtyre që u dhimbstet bredhi, të protestonin për Bechetin që na merr 100 milionë euro. Këta që janë të pavarur, kur për tekat e Edi Ramës prishet një pallat në Vlorë dhe ne paguajmë paratë. Nuk e kanë me bredhin, u dhimbset Rama. Për pasurinë publike, kishin raste për të shkruar në fejsbuk. Gjithë semaforët e Shqipërisë nuk kushtojnë sa lekët që po na humbin nga mbyllja e Agon Channel.

Balla: Bushati ti ke qenë person në hetim për protestën e 21 janarit.

Bushati: Dhe kam qenë pro protests së dhunshme që keni bërë ju atëherë sepse e meritonte ai pushtet.

Balla: U vranë katër njerëz. Basha nuk u dorëhoq por u gradua. Dallimi i madh është që edhe pse vrasja e qytetarit Klodian Rasha është akt i rëndë i dënushëm, jo i ndodhur në një protest, por në një rrugicë të shtëpisë, ministri brendshëm ka dhënë dorëheqjen. Kjo mazhorancë nuk i ka quajtur kokëpalarë, por i ka bërë thirrje prokurorisë ta hetojë. Drejtësia nuk është më ajo e para 9 viteve, kur prokurorisë nuk i zbatoheshin urdhërat për të ndaluar komandantën e gardës.

Bushati: Kurse ju e keni futur prokurorinë në xhep. Komunikata e prokurorisë qe fresk për propagandën e qeverisë. Basha dhe Berisha kanë bërë krim kur nuk zbatuan urdhërin, por tregonin që e kishin prokurorinë kundër.

Balla: Merrem me standartin dhe standarti është ky. Sa i përket qasjes për dhunën, nuk jam dakord. Ky vend ka vuajtur shumë nga dhuna, nuk duron dot më të thyesh asnjë xham.

Bushati: Ky vend nuk duron dot më ta vjedhësh. 100 milionët e Bechettit nuk duron dot ky vend.

/TPZ.al/