AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 21:58

Votoi kundër Çuçit dhe Ikonomit, reagon Mimi Kodheli: Kam nevojë për syze...

Votoi kundër Çuçit dhe Ikonomit, reagon Mimi Kodheli: Kam

Një lajm i bujshëm qarkulloi mbrëmjen e sotme në media, se kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Mimi Kodheli, ka votuar kundër ndryshimeve në qeveri, konkretisht, emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ikonomit si ministre e Bujqësisë.

Por, Mimi Kodheli ka sqaruar se bëhet fjalë për një lapsus dhe se ajo nuk e ka parë mirë se për çfarë ka votuar. Kodheli shpjegoi se nuk është kundër ndryshimeve që Edi Rama ka bërë në qeveri.

"Unë tashmë jam në një moshë, që kam nevojë për syze. Nuk e kam parë mirë çfarë shkruhej në dekretin e Presidentit dhe thjesht e kam votuar kundër. Nëse hapni Facebook mund të shihni se çfarë kam thënë për shoqen time të fëmijërisë për Milva Ekonomi", tha Kodheli në një lidhje direkte për Open.

/TPZ.al/