TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme u mbajt seanca plenare, ku u votuan edhe ndryshimet në kabinetin qeverisës. Konkretisht u votua emërimi i Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm dhe ai i Milva Ikonomit, si ministre e Bujqësisë.
Por, jo të gjithë socialistët kanë qenë në një mendje për këto ndryshime.Mimi Kodheli, ish ministre e Mbrojtjes dhe aktualisht kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, ka votuar kundër të dy ndryshimeve, duke dalë kundër emërimeve të kryeministrit Rama.
Megjithatë Kodheli ka sqaruar se votimi i saj ka qenë një gabim sepse nuk e ka parë siç duhet se për çfarë po votonte. Pra ajo nuk është kundër ndryshimeve në qeveri.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/12/17/votoi-kunder-cucit-dhe-ikonomit-reagon-mimi-kodheli-kam-nevoje-per-syze/
