AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 21:32

"I qenkan prishur veglat Klanit me PS-në, nuk është shenjë e mirë", Fevziut i bie lidhja direkte me selinë e PS-së

"I qenkan prishur veglat Klanit me PS-në, nuk është

Gjatë emisionit "Opinion" mbrëmjen e sotme, pati një debat mes pëfaqësueses së PD-së, Grida Duma dhe atij të Ps-së, Adnor Shametaj, lidhur me vrasjen e Klodian Rashës dhe protestave që pasuan këtë ngjarje.

Të dy personazhet ishin në lidhje direkte dhe debatuan me njëri tjetrit.

Pas mini-sherrnajës, lidhja me Adnor Shametin e PS-së u ndërpre, për arsye teknike, çka provokoi një batutë të Fevziut.

"I qenkan prishur veglat Klanit me PS-në, nuk është shenjë e mirë", u shpreh moderatori.

Pas dështimit të lidhjes me PS-së, biseda vijoi në studio.