AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 20:29

Tiranë, zjarr në një banesë tek “Unaza e Re”, dyshimet e para

Tiranë, zjarr në një banesë tek “Unaza e Re”,

Pasditen e sotme në Unazën e Re në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në një banesë. Policia thotë se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.