AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 22:32

Bushati tallet me Lleshajn: Lindja, martesa dhe dorëheqja bëhen vetë, por atij i'a lajmëroi shefi...

Bushati tallet me Lleshajn: Lindja, martesa dhe dorëheqja bëhen


Analisti Andi Bushati, ka komentuar edhe njëherë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bushati tha se dorëheqja është një akt personal dhe se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një dorëheqje, pasi atë e lajmëroi Rama, ndaj "kur të kap shefi për veshi", nuk mund të quhet dorëheqje.

"Ka disa gjëra, si lindja, martesa dhe dorëheqja që njeriu i bën vet. Nuk ka rast që unë të jap dorëheqjen dhe dorëheqjen time të tjerëve ja thotë shefi. Nuk quhet dorëheqje.

Nuk ka dorëheqje kur të kap shefi për veshi, është akt personal. Doërheqja nuk delegohet", tha Bushati.

/TPZ.al/