AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 20:36

Paloka: Rama bojkotoi fjalimin e Vjosa Osmanit! Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri

Paloka: Rama bojkotoi fjalimin e Vjosa Osmanit! Kjo nuk ka ndodhur kurrë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se kreu i qeverisë Edi Rama ka bojkotuar fjalimin e presidentes në detyrë Vjosa Osmani gjatë seancës së sotme plenare. Paloka thotë se kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe ky është një akt i turpshëm politik.

“Eshte e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosoves ne parlament. Kio nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi dhe eshte nje akt i shemtuar politik dhe jo vetem i shtyre nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.

Edi Rama tradhetoi sot vlerat e kombit dhe per fat te keq nuk eshte hera e pare qe e ben kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt jane te pafalshme“, shkruan Paloka.