TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në orën 20:45, në pjesën e parë të emisionit "Të Paekspozuarit", do të jetë i ftuar gazetari Blendi Fevziu, përballë Ylli Rakipit, për të folur për aktualitetin politik, zgjedhjet e 25 prillit dhe median.
Në pjesën e dytë të emisionit, do të jenë të ftuar Gazment Bardhi nga Partia Demokratike dhe Ermir Gjinishi, kandidat i LSI-së në Elbasan, përballë gazetarëve Artur Zheji dhe Enkel Demi. Pjesa e dytë e emisionit do të fokusohet tek ngjarja e Elbasanit, përfshirja e elementëve kriminalë në zgjedhje dhe fushata e nxehtë elektorale.
"Të Paekspozuarit" transmetohet në MCN TV dhe mund ta ndiqni në, Tokësor – kanali 38, Satelitor – kanali 48, në platformat Tibo - kanali 148, Albtv, Abcom, Ipko, në aplikacionin “KLANI IM”, si edhe në rrjetet sociale.
Na ndiqni, në orën 20:45!
/TPZ.al/