AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 19:00

David Cameron sulmon Boris Johnson: Kishte sjellje të tmerrshme gjatë referendumit të Brexit

David Cameron sulmon Boris Johnson: Kishte sjellje të tmerrshme gjatë
Ish kryeministri britanik, David Cameron, ka akuzuar kryeministrin aktual, Boris Johnson dhe Michael Gove, kancelarin e Dukatit të Lancaster, se kanë patur një sjellje të "tmerrshme" në raport me referendumin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, për daljen nga Bashkimi Europian.

Cameron organizoi referendumin në vitin 2016 dhe bëri fushatë, në favor të qëndrimit të Britanisë në BE. Ai ka thënë në një intervistë për "Times", se rezultati i referendumit e bëri të ndihet totalisht depresiv.

Komentet e Cameron, vijnë në një moment mjaft kritik për Britaninë, e cila sipas planit aktual, duhet të dalë nga Bashkimi Europian në datën 31 Tetor. Kryeministri Boris Johnson është shprehur se dalja nga Bashkimi Europian nuk do të varet nga marrëveshja, edhe pse parlamentarët britanikë kanë votuar një ligj i cili e detyron kryeministrin të arrijë një marrëveshje, ose të shtyjë datën e daljes nga BE, deri në arritjen e marrëveshjes. /TPZ.al/