TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta e njohur austriake Der Standard, i ka kushtuar një shkrim lirisë së medias në Ballkan dhe përpjekjeve të Bashkimit Europian për të luftuar propagandën në këtë rajon.
"Me rritjen e autoritarizmit dhe politikave jo liberale në Ballkan, liria e medias është e limituar. Thuajse në të gjithë vendet, presioni ndaj gazetarëve të pavarur po rritet dhe shumë parti po e abuzojnë median, për propagandë. Për këtë arsye, Komisioni Europian ka organizuar, ditët e medias për Ballkanin Perëndimor për dy vite, me anë të një iniciative të Johannes Hahn, për të ndërtuar strategji në kundërpërgjigje të fenomenit".
Në shkrim thuhet se liria e medias është e limituar, me triumfin e autoritarizmit dhe jepen shembuj konkretë të gjendjes së medias, përfshirë Shqipërinë, ky dy emisionet kritike me qeverinë Rama, "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi dhe "A Show" nga Adi Krasta, u mbyllën.
"Kryeministri Edi Rama ka folur për "disiplinimin" e medias online, në kontekstin e legjislacionit shqiptar. Në Shqipëri, dy emisione kritike ndaj kryeministrit Rama, janë mbyllur. Moderatori Ylli Rakipi, është shprehur se kjo ka ndodhur si pasojë e presionit të kreut të qeverisë. Rama njihet për përcaktimet pezhorative ndaj gazetarëve dhe medias - ai ndonjëherë i quan kazan", shkruhet ndër të tjera në artikullin e prestigjiozes austriake.
Shkrimin origjinal mund ta lexoni këtu.
/TPZ.al/