TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi kishte kaluar kufirin me rreth 1 ton kanabis, saktëisht 951.65 kg. Shqiptari u arrestua në Janinë teksa udhëtonte me një furgon.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur e kishte futur drogën në furgonin, i cili rezulton i vjedhur.
Nëse vërtetohet se kjo ngarkesë kanabisi ka dalë nga Shqipëria, atëherë kjo është ngarkesa më e madhe e kapur gjatë këtij viti.
Prokuroria greke po heton në lidhje me kanabisin e kapur ndërkohë mësohet se shqiptari bashkëpunonte me disa persona të tjerë.