TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-portieri legjendar i skuadrës gjermane të Futbollit, Oliver Kahn, është parë nën shoqërinë e tre djemve “të fortë.”
Sipas medias gjermane “BILD“, Kahn ruhet nga truproja të “Hells Angels”, duke hedhur dyshimet se po përgatitet për një luftë të ardhshme për pushtet në Mynih.
Sipas “Bild”, dy prej këtyre truprojave janë pjesë e një bande kriminale, të cilët kanë edhe precedentë penalë për sulme, kërcënime. Madje njëri prej tyre është përfshirë edhe në shkëmbim zjarri me grupin “Bandidos” nga qyteti i Këlnit.
Fotot kanë shkaktuar shumë aludime tek mediat vendase, se ndaj kujt po përgatitet që të mbrohej ish-portieri dhe nëse jeta e tij është në rrezik.
“A është jeta e drejtuesit të ardhshëm të Bajernit në rrezik? Nëse po, kush e kërkon të eleminuar Oliver Kahn?”-shkruan “Bild”.
Fotot kanë shkaktuar shumë aludime tek mediat vendase, se ndaj kujt po përgatitet që të mbrohej ish-portieri dhe nëse jeta e tij është në rrezik.
Prej janarit të vitit 2020, “Titani” do të shërbejë si anëtar i bordit të klubit rekordmen të Gjermanisë, ndërkohë që dy vite më vonë do të zëvendësojë shefin e kësaj strukture, Karl-Hainc Rumenigen.