TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Motra e kryeministrit grek Qiriako Micotaqis, Dora Bakojanis është shprehur se do ët ishte shumë të rikthehej marrëveshja e detit që është bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 200, kur kreu i qeverisë ishte Sali Berisha.
Bakojanis e cila është aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, teksa fliste për Marrëveshjen e Prespës, rikujtoi edhe marrëveshjen e detit.
“Marrëdhënia me Shqipërinë është drejt përkeqësimit vitet e fundit. Nuk krahasohet fare me ato që kemi pasur më parë, si marrëveshja e detiti në vitin 2009. Mendimi im është që ajo marrëveshje nuk duhet braktisur. Megjithatë ne duhet që bazën e asaj marrëveshje ta ruajmë, sidomos tani që shqiptarët kanë kërkesa nga qeveria e Greqisë,”- u shpreh Bakojanis duke theksuar dëshirën e saj për rikthimin e kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja e detit në vitin 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010 duke u konsideruar si antikushtetuese. Kjo marrëveshje u firmos në kohën e qeverisë së partisë Demokratike kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe nga Lulzim Basha që në atë kohë ishte ministër i Jashtëm.
Kjo marrëveshja konsistonte në faktin që Shqipëria i dhuronte Greqisë një pjesë të hapësirës së saj detare, e cila ka rezultuar e pasur me gaz e naftë.