AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 22:53

Shehaj: Rihapja e Teatrit Kombëtar, sfidë për autokratin që vjedh shqiptarët

"Sot Teatri Kombëtar ishte skena madheshtore e artit. Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë".

Kështu shkruan ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, pas shfaqjes së aktorit të njohurit Mehdi Malkaj, të titulluar "Marr guximin", një monolog, i shfaqur në Teatrin Kombëtar, në një sallë të tejmbushur dhe të duartrokitur nxehtësisht.

Mesazhi i plotë i Shehajt

Sot Teatri Kombëtar ishte skena madheshtore e artit, e qytetarisë, e dashurisë, e fisnikerisë, në një shfaqje të Mehdi Malkajt.

Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë. As milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, as paratë e gjithë botës nuk ja shërojnë dot mendjen e tij të sëmurë dhe shpirtin e shitur të keqes për para.

Ndajini këto foto të censuruara nga media dhe ejani tek Teatri Kombëtar çdo ditë.

Beteja vazhdon!