AKTUALITET, 26 Mars 2019, 16:26

Maqedonia e Veriut mposht Shqipërinë U19, sfida njeh vetëm gola shqiptarësh

Maqedonia e Veriut mposht Shqipërinë U19, sfida njeh vetëm gola

Kombëtarja e 19-vjeçarëve zhvilloi sot miqësoren e dytë me Maqedoninë e Veriut. Sfida e luajtur në qytetin e Ohrit u fitua nga përfaqësuesja vendase me rezultatin 2–1.

Sulmuesi i Çelsit Armando Broja zhbllokoi ndeshjen me golin në minutën e 10-të, ndërsa skuadra “fqinje” përmbysi rezultatin falë dy golave të shënuar Jeton Dauti dhe Agron Elezi, dy futbollistë të etnisë shqiptare.

Miqësore | Maqedonia e Veriut-Shqipëri 2–1

Shënues: Dauti 40’, Elezi 53’ / Broja 10’