TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestuesit në Kukës kanë nisur sërish përplasjet me forcat policore. Ata kanë arritur të çajnë kordonin e dytë të policisë dhe kanë marshuar në drejtim të aeroportit.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, protestuesit janë të shumtë në numër dhe efektivët nuk kanë arritur t’i mbajnë dot.
Pasi çanë kordonin ata kanë nisur të vrapojnë, dhe më pas kanë vrapuar edhe policët pas tyre.
Në aeroport ndodhet kryeministri Edi Rama ku po mban mitingun. Rama mbërriti me helikopter në aeroportin e Kukësit, pasi u nis nga Tropoja.