AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 18:59

Rama në Tropojë, nuk ia përmend emrin Berishës, por i kujton Valbonën

Rama në Tropojë, nuk ia përmend emrin Berishës, por i kujton



Kryeministri Edi Rama shmangu komentet për ish-kryeministrin Sali Berisha në shtëpinë e tij, në Tropojë. Por kreu i qeverisë nuk harroi ti kujtojë edhe njëherë masakrën që bëri me Valbonën. Rama tha se qeveria e drejtuar prej minimizoi me sa mundi dëmin ku nga 11 HEC-e të planifikuara u ndërtuan vetëm 2.

‘Jam në shtëpinë e atij dhe nuk do ti përmend emrin dhe nuk do ta marr nëpër gojë, por më vjen keq ta them se edhe Valbona që është një bukuri përrallore e gjithë Europës u desh ti zija unë vendin atij që të bllokohej dhe minimizohej maskra e llahtarshme e 11 Hidrocentraleve njëri pas tjetrit. Sesi mund të firmosësh duke qenë lindur dhe rritur këtu për 11 Hidrocentrale në Valbonë nuk e di. Arritëm të kufizonim sa mundëm atë dëm. Nuk ka për tu ndërtuar veç atyre dyve asnjë Hidrocentral tjetër. Rrugën e Valbonës e gjetëm rrugëve njësoj siç është PD sot. Rrugë e nisur pa para, me daulle dhe shirita, e financuam dhe përfunduam”, tha Rama.